Ilir Shaqiri pas fitores së Big Brother Vip ndodhet ende në Shqipëri, së bashku me bashkëshorten. Por sikundër edhe e pati deklaruar kohë më parë, Sabiani nuk e ka lënë vetëm mikun e tij , pasi ndodhet gjithnjë në shoqërinë e Ilirit.

Pasi festuan bashkë dhe me bashkëshorten e balerinit, edhe mëngjesin e djeshëm Iliri dhe Sabiani kanë publikuar një video të shkurtër nga makina.

Iliri ka falënderuar të gjithë fansat e tij që i kanë shkruar në rrjetet sociale, ndërsa me humor shprehet se si të shkruajnë tek profili i tij si të shkruajnë tek profili i Sabianit, është e njëjta gjë.

Ndërkohë që thirrjes që Donaldi i bëri një ditë më parë Shaqirit për të kontribuuar në ndërtimin e 4 banesave për njerëzve në nevojë, ai nuk e ka komentuar aspak, duke e “injoruar” konkurrentin që e pati deri në momentin e fundit në banesë dhe ndaj të cilit triumfoi.

Megjithatë ndoshta është ende herët për Ilirin dhe po shijon momentet e “lirisë, teksa na mbetet të presim sesi do të reagojë ai ndaj kësaj ftese publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb