Bora Zemani ka qenë padyshim kryefjala e muajve të fundit. Moderatorja vihet çdo herë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të raportit me Donald Veshaj.

Ndonëse nuk ishte pjesë e ‘BB VIP’, emri i saj është përfolur jashtëzakonisht shumë pas puthjes që shkëmbeu me Donald Veshaj.

Ditën e djeshme, Donaldi publikoi këngën e re me titull “Nuk je”. Duke iu referuar tekstit, duket se është një dedikim për moderatoren.

Për më tepër, që në videoklip përfshihej dhe numri 5 (data e përvjetorit të tyre).

Mirëpo, duket se Bora ka vendosur t’i përgjigjet Donaldit, edhe pse në mënyrë indirekte.

Ajo ka publikuar një video në Instastory, teksa shihet duke dëgjuar një këngë të Loredanës dhe Don Xhonit, ndërsa në tekst thuhet: “Veç kallzom kush po t’dëmton, kallzom kush po t’provokon”. Të jetë vallë një rastësi apo një përgjigje ndaj aktorit të humorit?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: