Donald Veshaj ka treguar shenja mërzie pas debatit me Einxhel. Monika Lubonja dhe Beniada Nishani i kanë qëndruar shumë pranë këto ditë.

Teksa të tre po diskutonin, në një moment ishte Monika, ajo që i kërkoi disa sqarime lidhur me përballjet që Donaldi ka zhvilluar me Arjolën dhe Einxhel.

Komunikimi do të ndalej edhe tek shënjestrimi që duket se shumica e banorëve kanë marrë kundrejt Donaldit.

“Unë e kam thënë edhe më përpara, këtu është bërë një koalicion por jo me njerëz, me hijena. Më duket sikur kanë marrë lopatën, kanë hapur një gropë dhe po më thonë ja ky është vendi yt”, u shpreh Donaldi.

Nga ana tjetër edhe Beniada shtoi se në shtëpi duket se disa prej banorëve janë bërë aleatë për të sulmuar Donaldin.

Monika gjithashtu u përpoq ta këshillonte Donaldin duke i thënë të qëndrojnë larg debateve dhe konflikteve.

Debati ka disa puntata që komentohet, jo vetëm brenda, por edhe jashtë shtëpisë së BBV.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb