Sulmet ruse mbi Ukrainë vijojnë të jenë në tërë fuqinë e tyre, duke e bërë luftën në vijën e parë të frontit edhe më të vështirë.

Togeri ukrainas Denys Gordeev është mësuar me luftën, por gjithsesi jo me një luftë si kjo.

“Është bërë shumë më e vështirë. Ne kemi sulme me bomba, sulme me raketa çdo ditë, gjatë gjithë kohës, çdo orë”, është shprehur ai.

Megjithëse ai ka kaluar tetë vjet duke luftuar me separatistët e mbështetur nga Rusia në Donbas, por tani ai dhe njerëzit e tij po përballen me fuqinë e plotë të ushtrisë ruse.

Pas tërheqjes së saj nga Kievi tre javë më parë, Rusia ka rifokusuar përpjekjet e saj ushtarake në Ukrainën Lindore, me qëllimin e saj për të marrë të gjithë rajonin e Donbasit.

Ajo ka ridislokuar shumë nga njësitë e saj në lindje. Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se Rusia tani ka rreth 76 grupe taktike të batalioneve në rajon, secila prej të cilave ka rreth 800 njerëz.

Ata thonë gjithashtu se ka disa prova që Rusia po trajton disa nga gabimet e saj të hershme, e ndihmuar nga fakti se tani po luftojnë në më pak fronte dhe nën një komandë të unifikuar.

Rezultati është se forcat ukrainase po luftojnë për të mbajtur një front prej 300 miljesh në Donbas. Ata tashmë kanë humbur terren ndaj rusëve dhe ka të ngjarë të humbasin më shumë në ditët në vijim. Forcat ruse kanë kryer sulme hetuese për të gjetur pika të dobëta në mbrojtjen e Ukrainës.

Për momentin, ushtria pushtuese po përdor kryesisht artilerinë dhe raketat e saj për të shkatërruar mbrojtjen e Ukrainës. Disa analistë ushtarakë presin që një sulm i madh është ende përpara.

Dhe forcat ukrainase, duke përfshirë nënkolonelin Gordeev dhe njësinë e tij, duket se po mbajnë linjën, megjithëse ekspertët perëndimorë thonë se ato tashmë janë tejkaluar tre me një.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: