TIRANE- Ambasada Amerikane në Tiranë njofton të gjithë të interesuarit që duan të përfitojnë nga Programi i Bursave për zgjerimin e rrjetit profesional se aplikimet kanë nisur.

Në një postim në ‘Facebook’, Ambasada e SHBA-ve thekson se aplikimi për këtë program do të jetë i hapur deri më 6 shkurt.

“Jeni nga 24 deri 35 vjeç? Keni të paktën 2 vjet përvojë në ndërmarrjen apo drejtimin e një biznesi të ri apo sipërmarrjeje sociale? Do të donit të fitonit përvojë profesionale, të lidheshit me ekspertë dhe udhëheqës në Shtetet e Bashkuara dhe Europë, si dhe të zgjeroni rrjetin tuaj profesional?
Nëse përgjigja është po, atëherë ju duhet të aplikoni për Programin e Bursave të Inisiativës për Udhëheqësit Përparimtarë të Rinj Transatlantik 2017 (#YTILI)!
100 sipërmarrës nga Europa do të përzgjidhen për këtë program. Afati për aplikim është deri më 6 shkurt. Mësoni më shumë duke klikuar këtu:https://share.america.gov/ytili/”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb