Deputeti demokrat, Tritan Shehu deklaroi se kryeministri Edi Rama bashkë me presidentin Vuçiç kërkojnë që të ringjallin Ballkanin e Hapur duke terrorizuar njerëzit.

Mes të tjerash Shehu thekson se deklarata e Vuçiç nëse donin një Ukrainë të dytë në Ballkan, ishte provokative dhe agresive.

MESAZHI I SHEHUT
Kërkojnë të ‘ringjallin’ Ballkanin e Hapur duke terrorizuar njerëzit!
Te tre, Vuçiç, Rama e Kovacevski u mblodhën në Verona për panairin e “verës”.
E ndoshta nen efektin e asaj pije Vucic ben nje deklarate provokuese, agresive.
Pikerisht si nje forme e dhuneshme presioni mbi qytetaret e rajonit tone.
E tipit komunist a fashist ajo:
“Doni nje Ukraine te dyte”?!
Dhe dy te tjeret heshtin!
Sikur fati i Ballkanit Perendimor, paqja a lufta ne ate, jeta apo vdekja per banoret e tij, varet nga vullneti, humori, dashuria apo urrejtja e ketyre te tre….!
Dikush duhet tu shpjegoje atyre se tashti Greqia, Shqiperia, MV, Mali i Zi, jane antare te NATO ne Ballkanin Perendimor.
Greqia eshte antare e BE dhe vendet tona jane ne rrugen e integrimit te plote ne Europen e Bashkuar.
Italia eshte vetem 60 km larg nesh!
Se ne Kosove ka forca te konsiderueshme te NATO e te ShBA, e cila tregon nje vemendje e kujdes te vecante per Rajonin tone.
Se Brukseli e Gjermania po shtyjne me force ne aplikimin e Procesit te Berlinit, qe e ka hedhur ne harese, ne varr, Ballkanin e Hapur te Vucic.
Sado ata te tre te perpiqen ta kthejne ne jete ate nen avujt e veres.
Dhe largimi nga Ballkani i hapur perkthehet qartesisht ne largim nga hegjemonia serbe politike e ekonomike kjo.
Pra dhe nga influencat e vartesite ruse, qe per Vucic jane thelbesore.
Duke konsoliduar kështu paqen, stabilitetin, bashkepunimin e vertete Rajonal, si pjese e procesit tone te integrimit.
Sepse luften ne Ukraine e filloi dhe e mban te gjalle agresioni rus dhe vetëm ai.
Askush tjetër!
Eshte pikerisht ajo influence jetike ruse per Serbine, qe nuk e lejon ate as te normalizoje maredheniet me Kosoven, as te firmose per paktin Franko-Gjerman.
Prandaj ne vend qe te “shijojne” veren, qe u krijoka efekte jashte realitetit, te zbresin ne “toke” per te kuptuar se paqen e stabilitetin ne Rajon e garantojne ato faktore, qe permenda me siper. Dhe jo tentakulat e Rusise nepermejt Ballkanit te Hapur serb.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb