Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë dashamirësve të muzikës që do të vijnë në Tiranë për të ndjekur Sunny Hill Festival në Parkun e Liqenit, organizatorët kanë menduar disa risi teknologjike.

Për mbarëvajtjen e aktivitettit, organizatorët kanë krijuar dhe dy aplikacione për telefonat android dhe ata IOS ku do të mund të gjejnë jo vetëm hartën e saktë të vendit ku do mbahet festivali, por dhe një sërë lehtësish të tjera.

Për qytetarët do të jetë fare lehtë. Përmes shkarkimit të aplikacionit zyrtar Sunny Hill Festival, ata do të mund të lexojnë lajmet më të fundit rreth festivalit dhe informacione shtesë se si të arrini atje. Në rubrikën e formacioneve mund të lexoni më shumë për këngëtarët që do të performojnë në Sunny Hill Festival në Tiranë.

Android
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.company.sunnyhillmobile
IOS
https://apps.apple.com/xk/app/sunny-hill-festival/id1634476298

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb