CEKI- Hakmarrja e një femre nuk njeh kufinj. Këtë e ka treguar më së miri Čeněk Stýblo nga Republika Çeke.

Sigurisht që të gjithë skenën e hakmarrjes vajza çeke e ka filmuar dhe videoja më pak ka përfunduar në Youtube.

Për tu hakmarrë ajo ka përdorur një spraj me përbërje piperi dhe një kamera që filmon gjithçka. Vajza shfaqet para kamerës teksa lag një pjesë të mirë të letrës higjenike. Mbaron dhe drejtohet drejt tualetit ku e lë gati për veprim.
I dashuri i saj futet, por duket se ka të vështirë për të dalë. Del nga dera e banjës duke ulëritur dhe shtrihet në dysheme duke u përpëlitur.
Pasi kupton se po filmohet, futet në dollap. E dashura e tij nuk tregon mëshirë as këtu, i ofron disa kuba akulli si për ta qetësuar, por që në fakt edhe këto ishin piperosur paraprakisht.
Nuk ka shpëtim për djalin çek, vetëm një dush i ftohtë mund t’ia lehtësojë djegien nga piperi. Dhe në fakt kështu ndodh.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb