Pini ujë të ngrohtë
Shumë prej nesh preferojnë ujin e ftohtë, sidomos në verë. Por, nëse doni të bini në peshë, ndoshta duhet të rimendoni temperaturën e ujit që pini. Uji i ngrohtë është provuar se ju bën të ndiheni më plot dhe si rrjedhojë hani më pak. Nëse s’ju pëlqen uji i ngrohtë, provoni t’i shtoni një bustinë çaji thjesht për shije.

Shikoni më pak televizor
Shumë prej nesh e dinë se hamë më shumë ndërsa jemi duke parë televizor, duke punuar në kompjuter ose thjesht duke lexuar. Po kjo ide e të parit televizor shkon përtej të ngrënit. Sa më pak televizor shihni, aq më shumë kalori humbni. Humbisni më shumë kalori duke fjetur sesa duke para televizor. Më e mira që mund të bëni është dilni shëtitje ose thjesht flini në vend se të shihni televizor për shumë orë.

Mos hani me rroba shtëpie
Shumë e kanë zakon të ndërrohen kur hyjnë në shtëpi dhe të veshin rroba të rehatshme. Në fakt, studimet kanë treguar se hamë më shumë kur jemi me rroba shtëpie, pasi zakonisht ato janë më të gjera.
Ndoshta, është mirë të zgjidhni në shtëpi të qëndroni me rroba pak më të ngushta, që janë të rehatshme, por prapë s’e lënë barkun tuaj të fryhet shumë.

Shtoni pak piper
Studimet e fundit tregojnë se kur konsumoni ushqime pikante, metabolizmi juaj përshpejton punën. Gjithashtu, ka më pak rritje të qelizave yndyrore.

Pini verë
Për arsye që kërkuesit ende s’i kanë kuptuar, gratë që pinë një gotë verë në ditë janë më të dobëta se ato që s’pinë. Por sigurisht, kjo nuk do të thotë ta teproni, pasi mund të rezultojë e kundërta. (Shije)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: