Ndryshimi i fashës së orarit nga qeveria, për të gjithë qytetarët që duan të kryejnë disa shërbime bazë, si pazari apo pagesat, duke e zgjatur në 90 minuta afatin, do të nisë të aplikohet nga nesër.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndryshuar fashën e orarit, ndërsa njofton se shërbimi për klientët do të qëndrojë i hapur deri në orën 17:30. Tashmë të gjithë qytetarët që duan të paguajnë energjinë elektrike, do të kenë mundësi që ta bëjnë deri në këtë orar të caktuar nga qeveria.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Zgjatet orari i shërbimit
Furnizuesi i Shërbimit Universal njofton se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arka do të ofrojnë shërbim prej ditës së Hënë në orarin 06:00 – 17:30”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb