Japonia punëson gjashtë ninxha me orar të plotë, me qëllim që të promovohet turizmi në rajon. Sipas njoftimit për vendin e lirë të punës, ninxhat do të fitojnë 1.600 dollarë në muaj, për të performuar në skenë dhe për tu shfaqur në radio dhe televizor.

Aftësitë që kërkohen janë lëvizjet specifike për ninxhat. Kandidatëve fitues do tu sigurohet trajnim shtesë, si për shembull, betejat me shpata.

Sipas njoftimit, për vendin e punës nuk kërkohen vetëm shtetas japonez. Ninxhat do të performojnë në gjuhën japoneze dhe angleze, kështu që gjithkush që di anglisht, dhe ëndërron të bëhet ninxha, mund të aplikojë. Aplikimet janë të hapura deri më 22 prill.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: