Nëse doni që edhe pas pushimeve të mund ta mbani ngjyrën e bukur të plazhit, ne ju kemi sjellë përgjigjen. Në fakt, nuk është uji ai që e largon ngjyrën e marrë, ndaj nuk është e nevojshme të kufizosh numrin e dusheve dhe larjet personale. Gjithsesi, specialistët këshillojnë përdorimin e detergjenteve “të ëmbël”, që nuk thajnë lëkurën. Ndërkaq, është e rëndësishme të mbash hidratimin, duke përdorur krema pas diellit apo një krem hidratues dy herë në ditë, në magjes dhe në mbrëmje, shkruan “Portalb”.

Një ndihmë për të ruajtur ngjyrën vjen edhe nga ushqimi: sekreti qëndron në faktin e zgjedhjes së ushqimeve që përmbajnë, për shembull, beta karotën dhe omega-3, acide që favorizojnë hidratimin. Në farmacitë bimore gjenden edhe integratorë për të përshpejtuar dhe mbajtur sa më gjatë ngjyrën e marrë nga dielli. Gjithsesi, marrja e tyre duhet të fillojë të nisë disa javë përpara ekspozimit në diell, në mënyrë që të arrihet efekti i dëshiruar.

Një tjetër ndihmë vjen edhe nga kozmetika: kremat vetënxirës. Por para se të nisim t’i përdorim në krah dhe fytyrë, është më mirë të bëjmë një provë në një pjesë tjetër më pak delikate, si për shembull barku, për të vlerësuar kështu edhe rezultatin pas disa ditëve. Kjo do të evitojë rrezikun që të gjendeni me një efekt aspak të kënaqshëm pikërisht në pjesët e trupit që nuk mund të fshihen nga veshjet. Po nxirja artificiale? Pa dyshim që solari i bërë herë pas here ndihmon që ngjyra e trupit të përforcohet e të mos largohet kollaj. Gjithsesi, ato asnjëherë nuk janë të këshillueshme.

Ushqimet si karota, domatja, speci, pjepri, kajsia, qershia dhe luleshtrydhja janë disa nga frutat dhe perimet të ndihmojnë në procesin e nxirjes. Frutat dhe zarzavatet e stinës kanë vitamina të cilat ushqejnë, mbrojnë dhe ndihmojnë në nxirjen e shpejtë dhe uniforme të lëkurës.

Si çdo vit, është bërë një klasifikim i 10 produkteve më të ushqyeshme me vitaminë A, që duhet të përdoren për stimulimin e melaninë. Nëse shkon në farmaci, gjëja e parë që do të të bjerë në sy janë kremrat e ndryshme të cilat përshtaten me ngjyrën e lëkurës. Shoqata e dermatologëve këshillon sa më shumë sallata, pjepër dhe shalqi.

Karotat mbeten numri një në ndihmën që i japin lëkurës për t’u nxirë. Nëse do të shikoni në të gjithë përbërësit e kremave dhe vajrave të plazhit, karota është përbërësi i tyre kryesor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: