PRISHTINE – Deputetja që ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi i është bashkuar zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi i uroi mirëseardhje në Vetëvendosje, deputetes Donika Kada-Bujupit.

Ajo është pritur me duartrokitje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku për shkaqe shëndetësore nuk po merr pjesë kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri.

Çaushi i tha të pranishmëve se Lëvizja Vetëvendosje është rritur gjatë këtyre muajve. /KosovaPress/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb