Një shqiptar 28-vjeçar ka dashur të vetëflijohet në Islandë pasi donin ta deportonin në Atdhe. Shqiptari nga Shkupi dogji veten me benzinë për arsye se do ta kthenin me detyrim në Maqedoni. Por rrugën e kthimit në vendin e tij, me sa duket 28-vjeçari nuk e ka dashur, përderisa ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes.

Shqiptari, identiteti i cili nuk bëhet i ditur, raportohet të jetë në një gjendje kritike për jetën pas djegieve të shumta në trup. Të shumtë kanë qenë shqiptarët dhe maqedonasit që Islanda ka kthyer mbrapsht në vendet e tyre.

“Ne nuk na duan, veç shqiptarë po largojnë, dhe i largojnë para vitit të ri,” ka thënë një nga të rinjtë që po qëndron në kamp me shqiptarë në Islandë.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: