Në ring është shndërruar salla në Gjykatën e Përgjithshme, gjatë seancës së sotme gjyqësore kundër Arber Bakos dhe Olti Dulces, të cilët akuzohen për tentativë vrasje kundër avokatit grek Jorgos Andonopulos më 3 nëntor 2014.

Dy të akuzuarit që janë të burgosur akuzuan trupin gjykues se janë kërcënuar me vdekje dhe se është kryer tentativë në qeli dhe askush nuk reagon. Më tej, të irrituar janë larguar nga salla duke sharë rëndë gjykatësin dhe të pranishmit.

Dulce

“Erdhën të na vrisnin në qeli në Koridhalo. Dua të diskutohet tani”, tha Arbër Bako dhe gjykatësi i kërkoi të bisedojë me prokurorin. Shqiptari u përgjigj: “Kemi thënë dhe nuk bënë asgjë. Po të doni të vazhdojmë gjyqin, le të vijë këtu tani. Ne bëmë luftë të gjejmë kush janë truri dhe ju nuk doni t’ia dini. Nëse ju paguajnë, ti vini… Jeni të gjithë të vdekur”.

Të akuzuarit sulmuan dhe grekun Aris Floros, si truri i tentativës së vrasjes së avokatit Andonopulos, në atë periudhë avokat i akuzës për skandalin Energa-Hellas. Dy shqiptarët u larguan në shenjë proteste nga seanca gjyqësore. Të dy akuzohen dhe për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropulos më 12 tetor 2017.

Seanca vazhdoi normalisht. Gjyqi vijon më 24 janar, ndërsa një kurd ka pohuar se është paguar për të eliminuar dy shqiptarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: