I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Donjaldo Hoxha nga Shoqata Industria e Përpunimit të Qumështit ka folur për elementët që përdoren në materialet paketuese të kësaj industrie dhe baza ligjore që implementohet për sigurinë ushqimore.

“Elementët kryesorë që përdorim në materialet paketuese për produktet tona është piketa e produkteve të lëngeta ose plastika siç ne e quajmë dhe pjesa e Tetra-Pakut për produktet finale si dhe kemi materialet e letrës, që nga gotat e kosëve të ndryshëm apo për etiketat, për gjalpin etj. Gama e produktit që përdor Industria e Përpunimit të Qumështit për ambalazhin është shumë e gjerë, por avantazhi kryesor i saj është se ka ndërthurje të disa elementëve të cilët bëjnë të mundur që të kemi një kontroll të sigurisë ushqimore në produktin final. Zgjidhja teknologjike që përdoret në Industrinë e Përpunimit të Qumështit ka bërë të mundur që të ketë një filter dhe për materialet paketuese, që ta zgjedhim cilësor. Baza ligjore që implementojmë si për ushqimin apo paketimin është e drejtuar në direktivat e BE, duke impaktuar sigurinë ushqimore të materialit paketues, filtrat e kontrollit për paketimin.

Në radhë të parë është AKU, duke patur parasysh licencat e përpunimit që disponon Industria Ushqimore, konkretisht ajo e Përpunimit, bën kontrolle përkatëse mbi fletët e analizave, certifikatave të konformitetit, certifikatave të cilësisë dhe të sigurisë ushqimore që ne kemi për materialin paketues që kemi përdorur. Detyrimi i licencave të Industrisë së Përpunimit që ne kemi na detyron që të mbajmë të gjitha analizat dhe certifikatat përkatëse të materialeve paketuese. Element i dytë është standardi ISO, mbi të cilat janë të certifikuara Industritë e Përpunimit të Qumështit, ku përveç HACCP, aty mbahen të gjitha certifikatat, licencat dhe analizat e materialit paketues për produktet që prodhohen. ISO ka edhe një auditim që institucionet e caktuara i lëshojnë. Kompanitë që në blejmë janë të certifikuara, çdo lëndë importi shoqërohet me raport analizash dhe certifikatë cilësie edhe origjine, që garanton cilësinë e materialit që përdoret për paketim”-tha Donjaldo Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb