Donnarumma do të jetë portieri titullar i PSG-së për sezonin e ardhshëm. Ky ka qenë vendimi i marrë tek kampionët e Francës, sipas L’Equipe.

Tashmë se çfarë do të bëjë “gardiani” tjetër, Keylor Navas, mbetet të shihet, me këtë të fundit që mund të qëndrojë në Paris, nëse pranon të jetë zgjedhje e dytë.

Italiani Donnarumma kaloi një edicion me shumë vështirësi, ku e pa veten mes shtyllave vetëm 16 herë, përfshirë këtu kampionatin, Kupën dhe Champions League. PSG do synojë të jetë kompetitive për viitin e ardhshëm futbollistik dhe ka filluar nga puna që tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: