Gianluigi Donnarumma nga një blerje e bujshme është kthyer shumë shpejt në një çështje të bujshme. Nuk kanë mjaftuar polemikat e ditëve të fundit, as zërat për një largim të mundshëm, për ti ndryshuar mendje trajnerin Pochettino i cili konsideron Navas si portier titullar. Sigurisht që kjo zgjedhje nuk mund të pranohet nga ai që cilësohet si një nga portierët më të mirë në botë, fitues i freskët i “Euro2020”. Kjo zgjedhje e trajnerit Pochettino kapi të gjithë të papërgatitur, madje edhe agjentin Mino Raiola i cili është i gatshëm të vihen menjëherë në lëvizje për ti gjetur një sistemim të ri ish portierit të Milan.

16324794135278
16324794135278

Nëse situata nuk ndryshon shpejt, Raiola mund të futet në negociata me Juventus që në janar, skuadër që mbetet ende e interesuar për shërbimet e Donnarumma. Szczesny e ka rritur nivelin e tij të lojës por sërish nuk ofron garanci ndërsa me Donnarumma në portë Juve do të ishte e sigurt për të paktën një dekadë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb