Një nënë nga Houston, Teksas, akuzohet se e kishte futur djalin e saj 13 vjeç në bagazhin e veturës, duke tentuar ta izolonte pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Policia ishte paralajmëruar që djaloshi është në bagazhin e veturës pranë një qendre testimi të COVID-19.
Policia ka kryer hetimet, në fund që ka rezultuar me arrestimin e nënës së djaloshit. Sarah Beam, 41 vjeçe, akuzohet për rrezikim të jetës së djalit.

“Për fat të mirë ai nuk është lënduar”, thuhet ndër tjera në njoftimin e policisë.

Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se djaloshi u gjet të hënën, në afërsi të vendit ku kryhen testimet për koronavirus në veriperëndim të Houston.
E ëma e tij ka deklaruar se e kishte futur në bagazh, me qëllim që të mos infektohet edhe ajo ndërsa e dërgonte për trajtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb