Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama nga Athina për negociatat.

Me një postim në facebook Shehu shkruan se Rama donte të bënte dasëm pa nuse dhe se tani fajëson BE-në.

Më tej Shehu shkruan se qeveria e ka ktyer fytyrën jo nga Europa por nga Lindja, që modeli i tyre nuk është demokracia e vërtetë Perendimore, por autokracizmi Lindor.

Triitan

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou ku ka qenë i ashpër sa i takon qëndrimit të tij kundër vendimit të Bullgarisë, e cila vendosi që mos të hapeshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë fjalës së tij  tha se në këtë rast Bullgaria përdori politikën lokale për të bllokuar vendet e tjera të Ballkanit. Sipas tij, në Ballkan kur kopjojnë, shkojnë më shumë se origjinali.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb