67-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij është rrëfyer para autoriteteve në Vjenë. Mësohet se 59-vjeçarja donte të ndahej nga 67-vjeçari nga Kosova. Shqiptari ka dashur ti sjellë disa dokumente gruas, ku ka ardhur deri te zënka verbale në mes të rrugës. Në takim burri kishte një thikë, ndërsa prezent ishin edhe dy nipërit, katër dhe gjashtë vjeç, shkruan kurier.at.

Pasi erdhi deri te përleshja verbale, gjyshja mori dy fëmijët dhe i dërgoi në shtëpinë e nënës së tyre. Sipas policisë, fëmijët nuk ishin prezent gjatë tragjedisë. Ata janë marrë nën kujdesin e psikologëve. Agresori pasi ka vrarë gruan, ka dashur të largohet nga vendngjarja, përcjell albinfo.ch. Siç transmetojnë mediat e huaja, gruaja vdiq nga plagët në vendngjarje.

Disa dëshmitarë okularë janë treguar tepër të guximshëm, pasi kanë ndjekur agresorin deri në rrugën Buchengasse dhe kanë arritur t’ia marrin thikën dhe e kanë ngujuar derisa ka ardhur policia. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika. 67-vjeçari edhe në të kaluarën ka pasur disa vërejtje nga policia. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për shqiptarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb