Lionel Messi në përfundim të Kupës së Amerikës në vitin 2016 deklaroi se do të tërhiqej nga Kombëtarja. Futbollisti i Argjentinës në finale humbi edhe një penallti duke u bërë ‘shkaktar’ në një farë mënyrë për disfatën e dytë brenda pak vitesh në një finale për kombin e tij pas Botërorit në 2014.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve dhe presionit që ndiente Messi u shpreh se po shqyrtonte mundësinë e tërheqjes. Thirrjet e shumë figurave të njohura të futbollit dhe sportdashësve në të gjithë botën bënë që Lionel Messi t’a rimendonte vendimin e tij.

“Ishte një vendim i marrë në moment emocionues, por ndihesha i turpërua të thosha se doja të kthehesha në kombëtare”, ka thënë Messi për DIRECTV Sports.

“El Paton [Bauza] dhe shokët e skuadrës i bënë gjërat shumë më të lehta për mua të kthehesha. Tash jam 30 vjeç dhe kënaqem më ndryshe në futboll dhe më shumë se dikur. E shfrytëzoj çdo moment, në fushë dhe jashtë saj. Jam duke e përjetuar këtë moment me kombëtaren në një tjetër mënyrë”, ka shtuar Messi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb