Pasi i dha fund ëndrrës së Chelsea-s për një vend në “Champions League”, Tottenham ka vijuar ‘t’ju bëjë keq’ skuadrave të tjera në kampion, me Stoke City-n që është preja e radhës.

‘Spursat’ kanë fituar 1-2 në transfertë duke zhytur akoma edhe më shumë Stoke-n e Xherdan Shaqirit e cila renditet e 19-a, me 27-t pikë, 4 më pak se Crystal Palace i vendit të 17-t, pozicioni i fundit që të mban në “Premier League” për sezonin e ardhshëm.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, me Eriksen që zhbllokoi shifrat në minutën e 52-t. Vendasit do të kundërpërgjigjeshin për 5-s minuta, me Diof që solli edhe një herë baraspeshën.

Gjithsesi as ky rezultat nuk do të zgjaste shumë pasi Eriksen me golin e dytë personal në minutën e 63-t do kalonte sërish në avantazh ‘gjelat e Londrës’.

Tottenham me 3 pikët e sotme renditet në vendin e 4-t me 67-t pikë, po aq sa Liverpool e cila ka një ndeshje më shumë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb