Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku është duke kaluar momente të jashtëzakonshme në Slloveni me skuadrën e tij, Mura. Ai në ndeshjen e sotme kundër Olimpija Ljubljana, Daku ka arritur të shënoi dy gola për 13 minuta.

Fillimisht 24-vjeçari shënoi në minutën e 6’të dhe për të ‘vulosur’ formën e tij shumë të mirë shënoi edhe në minutën e 19’të. Vlen të theksohet se Daku, nuk ka marrë ftesë nga trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Gires. Aktualisht me këto dy gola Daku bëhet edhe golashënuesi më i mirë në Superligën e Sllovenisë.PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: