Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës vijon të shkëlqejë në kampionatin spanjoll. Në ndeshjen e sotme në transfertë kundër Valladolid, bomber dardan shënoi dy gola.

Në 53’ ai barazoi 1-1 përkohësisht rezultatin, duke ndezur shpresat e ishullorve për të mos dalë pa pikë. Pak minuta më vonë rezultati u përmbys në 1-2 në favor të Mallorca-s, por vendasit kundërpërgjigjen dhe e kthejnë në 3-2.

Në fundin e ndeshjes, ku u menduar se Valladolid mori tri pikë, Mallorca barazon shifrat. Ishte pikërisht Muriqi që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke I dhënë një pikë me vlerë skuadrës në luftën për mbijetesë. Me këtë dopietë Muriqi ngjite në kuotën e 12 golave në La Liga, 5 më pak se Lewandowski kryesues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb