Ajo që pritej prej më shumë se një viti ka marrë formë zyrtare. Kishte shumë pak dyshime, por tani edhe ato janë shuar me dopingun që kthen në plagën më të madhe të peshëngritjes shqiptare.Federata Botërore e Peshëngritjes ka dënuar me 8 vjet përjashtim Romela Begaj, pasi peshëngritja nuk arriti të mbrohet përpara gjykatësve, pasi rezultoi pozitive në testet anti-doping gjatë Botërorit të vitit 2017.

BalkanWeb siguron vendimin e dërguar në korrespondencën zyrtare të Federatës Botërore me atë shqiptare të peshëngritjes.

 

Ronela Begaj

Përgjigjet e testeve u bënë të njohura në fillim të vitit 2018, ndërsa në atë kohë Romela Begaj mohoi dhe u betua se nuk kishte përdorur stanazanol, substanta dopuese e gjetur në teste. Edhe mbrotja e sportistes shqiptare nuk ka bindur panelin e gjykatësve.

“Vij nga një familje e varfër dhe kam kaluar shumë vështirësi në fëmijëri dhe adoleshencë. Peshëngritja është i vetmi burim i të ardhurave dhe nuk do bënte asgjë për të dëmtuar karrierën”, lexohet në dokumentin zyrtar të siguruar nga News 24.

Por më shumë se kaq, në vendimin e Federatës Botërore të Peshëngritjes ka rënduar precedent I vitit 2004, ku Romela Begaj rezultoi pozitive me të njëjtën substancë, stanazonol. Për këtë, Romela Begaj u mbështet fortë në teorinë konspirative se ishte sabotuar, por kjo nuk është pranuar si provë.

“Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”, lexohet në vendimin e Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Romela Begaj ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të zhbërë këtë vendim të rëndë, por duket e vështirë që peshëngritjesja të ndjekë këtë rrugë të gjatë dhe shumë të kushtueshme ligjore.Një konfirmim për këtë vjen nga vetë Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

E kontaktuar nga News 24, drejtuesit e saj bëjnë të ditur se është e pamundur financiarisht të reklamojnë dënimin e Romela Begaj në KAS. Kjo do të thotë se me këtë vendim karriera e peshëngritjes ka ardhur në fund, për vetë faktin se ajo është 33 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb