3 javë përpara fundit, Juventus siguron matematikisht një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm. “Zonja e Vjetër” arrin në këtë mënyrë objektivin minimal, ndërsa tashmë s’postojnë vëmendjen në finalen e Kupës së Italisë, ku përballë Inter, do të kenë mundësinë të mbyllin vitin me trofe, me këtë skenar mund të konsiderohet një sezon pozitiv, gjithnjë duke iu referuar se si e nisën këtë vit.

111930302 1b5d594f Bdb1 419c 8564 11912dbe5e5a
111930302 1b5d594f Bdb1 419c 8564 11912dbe5e5a

Përballë Venezia në Stadium, ekipi i Allegrit vuajti jo pak, me Vlahovic e Morata të “zhdukur” në fushë, ai që bëri “bomberin” ishte Leonardo Bonucci, autor i një dopiete.

121451708 D16b9fe5 9e22 4508 9fec F8079a6f085b
121451708 D16b9fe5 9e22 4508 9fec F8079a6f085b

Qendërmbrojtësi kaloi torinezët në avantazh në minutën e 7-të ndërsa në të 71-tën Aramu barazoi shifrat në 1-1. Pesë minuta më pas ishte sërish Bonucci që realizoi golin e dytë duke i dhuruar Juves një trepikësh dhe një biletë për në Champions.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb