PSG është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Moise Kean. Drejtuesit e klubit francez me sa duket janë vënë në lëvizje pas fjalëve të trajnerit Tuchel i cili kërkonte përforcime në merkato. Sipas “L’Equipe”, nga Everton vjen në formë huazimi ish sulmuesi i Juventus. Kean nuk po gjen hapësira në formacionin e Ancelottit dhe ka shprehur dakortësinë e tij për një transferim në Paris.

Joao Mario
Joao Mario

Gjithnjë sipas të përditshmes franceze, PSG ka gjetur akordin edhe me Inter për transferimin e Joao Mario, edhe fantazisti portugez vjen gjithashtu në formë huazimi. Nga Parisi në këtë sesion merkato do të largohet Eric Maxim Choupo-Moting me sulmuesin që ka arritur akordin me Bayern Munich për një kontratë 2-vjeçare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: