Elvis dhe Fatma Naçi donin të preknin nga afër realitetin e hidhur të motrave nga Kavaja pasi thirrja e tyre për ndihme ishte tronditëse. Një ditë pas emisionit, të shtunën e kaluar ata mbërritën pranë kasolles së familjes Karabushi ku realiteti i ishte më ulëritës.

Skamja dhe mjerimi kishte pllakosur kudo. Fatma Naçi u shpreh se kjo panoramë i jepte idenë e një ishulli të mesjetës tani në shekullin XXI. Por Fatmës dhe Elvisit i ka bërë më tepër përshtypje dinjiteti i motrave, edhe kur qajnë janë fisnike. Elvisi dhe Fatma u thanë njëzëri se me pak ndihmë ato do të ecin përpara në jetë si bashkëmoshataret e tyre dhe se e ardhmja nuk duhet të pritet nga mungesa e kushteve dhe mundësive financiare. Fatma dhe Elvisi u premtuan vajzave se jo vetëm do bënin gjithçka për t’i nxjerrë nga bataku që po jetonin por edhe se do t’i ndihmonin me shkollimin dhe për nevojat e tyre emergjente për të cilat kishin nevojë.

“Kjo është më keq se ajo që pamë në televizor, këtu ku të futemi, nuk ka vend për ne brenda. Kush e pa emisionin u mallëngjyen, ata ju kanë përzemër, kjo situate juaj është edhe më keq nga ajo që pamë ne emision dje, po na mbahet fryma, presim për të bërë më të mirën, ne mundohemi që kur ka tunel të sjellim dritë, me gjak shqiptari që do vendin e vet, vajzat kanë shkëlqyer në shkollë, kjo na ka bërë për vete, ju keni dashuri për njëri-tjetrin. Ne kemi tre sfida, ju të keni një shtëpi të re, ti të fillosh një punë të re dhe vajzat t’i ndihmojmë me shkollën, keni jetuar në këto kushte të tmerrshme por prindërit I keni të mrekullueshëm, ju rrezatoni mirësi, lotët do I kthejmë në buzëqeshje, natën do ta kthejmë në ditë ”-,thotë Elvisi pasi shikon barakën e improvizuar. “Ne e pamë emisionin, qamë shumë, por edhe u lumturuam që na ndihmuat”,- tha kryefamiljari.

“E kam shumë të vështirë të flas, por këtë situatë nuk e kam parë ndonjëherë, do doja që tu shtrimë dorën e ndihmës, jemi të privilegjuar që gjendemi këtu, kemi ardhur me zemër të hapur për t’ju ndihmuar, nuk do jeni më vetëm. Do ju nxjerrim nga ky batak! Këto kushte janë si në mesjetë. Ju edhe natën në këtë rrugë kaloni, është e pabesueshme! Sot ne u premtojmë është dita e fundit e vuajtjeve”, u tha e përlotur Fatma vajzave dhe prindërve të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=horAffqcC_o

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: