Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri, ka reaguar ashpër për faktin se qeveria ka vendosur të mos shpërblejë për festat e fundvitit personat me aftësi të kufizuara.

Pampuri shkruan në “Facebook” se jeta e këtyre personave është vështirësuar vitet e fundit falë politikave sociale të ndërtuara nga qeveria në disfavor të tyre.

“Këtë fundvit kjo kategori u penalizua duke mos i paguar pagesën e fundvitit, e cila është detyrim ligjor, dhe e kundërta, pra mospagimi është shkelje ligjore”, shkruan ndër të tjera ish-deputetja.
Mesazhi i plotë i Pampurit:

Dora e qeverisë së korruptuar, preku dhe personat me aftësi të kufizuar, në festat e fundvitit.
Qeveria penalizoi këtë fundvit edhe personat me aftësi të kufizuar, specifikisht, personat e verbër. Jeta e personave me aftësi të kufizuar është vështirësuar vitet e fundit, falë politikave sociale të ndertuara nga qeveria, në disfavor të tyre.

Në takime të shumta që kam patur me ta, jam njohur me të gjitha vështirësitë dhe diskriminimin me të cilët ata përballen cdo ditë të jetës së tyre, sikur të mos I mjaftonte vështiresia që kanë dhe pengesat që ajo u sjell. Këtë fakt e ka vënë në pah dhe Komuniteti Special I Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, I cili e vlerëson të papranueshme dhe të rëndë punën e qeverisë dhe situatën aktuale të këtyre personave në Shqipëri.

Këtë fundvit kjo kategori u penalizua duke mos i paguar pagesën e fundvitit, e cila është detyrim ligjor, dhe e kundërta, pra mospagimi është shkelje ligjore. Madje edhe reforma e ndërmarrë me VKM 380 të datës 5.06.2019, ka në fokus të ulë pagesat në masën 27 % të buxhetit për PAK.

Të mos paguash apo shpërblesh personat me aftësi të kufizuar, në prag të festave duke I diskriminuar përballë atyre pak kategorive për të cilët u menduan shumë t’i vendosnin një shpërblim tallës e qesharak, siç ishte shpërblimi I pensionistëve, është si të vendosësh barrierë në rrugën e vështirë që kjo kategori përzgjedh të përshkojë. Kjo qeveri nuk kurseu as këta persona, ndërkohë, është e kujdesshme e nuk harron kurrë të shpërbleje me 150 milion dollare, oligarkët, miqtë besnikë të xhepave të tyre.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb