ARGJENTINE – Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, është kthyer sërish në lajm. Këtë herë, të gjithë po flasin për një fotografi ku Maradona ka dalë me të dashurën e tij në një pishinë. Të dy janë fotografuar duke shkëmbyer puthje, teksa ish-futbollisti i njohur mbante njërën dorë në pjesët intime të së dashurës së tij.

Gazeta që publikoi foton, “Muy”, e shoqëroi me fjalët “Dora e Zotit”, duke bërë shaka me momentin e famshëm në Botërorin 1986 në Meksikë, ku Maradona i shënoi me dorë Anglisë një gol tepër të rëndësishëm e polemizues. Maradona ka pasur probleme në marrëdhëniet e tij me të dashurën Rocio, por duket se gjithçka është lënë pas, e tani jetojnë të lumtur.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: