Pas lajmit për ndarjen nga jeta pas një arresti kardiak të legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona, reagimet kanë qenë të shumta, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama, shpreh trishtimin për lajmin e vdekjes së yllit të futbollit.

“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij… U prehtë në paqe”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: