Në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Kurbin, Indrit Vokshi u shpreh se PD do të jetë një parti e hapur.

Ai gjithashtu theksoi se PD nuk ka armiqësi dhe se do të vijojë rrugëtimin e saj për të rikthyer shpresën që i duhet vendit.

‘Dora jonë duhet të jetë e shtrirë. Ne nuk do të shajmë, do të themi gjithmonë se duam të bashkëpunojmë me ju dhe do të bashkëpunojmë me ju. Nuk ka këtu armiqësi. Kemi qenë dhe jemi të predispozuar kemi dëshirë të vazhdojmë të jemi bashkë. Partia duhet të jetë parti e djathtë, antikomuniste sepse komunizmi është totalitarizëm dhe totalitarizmi shtyp dhe ka shtypur njeriun’, u shpreh më tej ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: