Doreada Mio, moderatorja e “Klinika24” ishte e ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Vila24’, prezantuar nga Brunilda Lahe. Që në fillim Mio ka shuar kureshtjen e Lahes për linjat e mira fizike dhe lëkurën e shëndetshme, duke thënë se kujdeset shumë për veten, ka shpirt rinor, ndërsa para disa vitesh kujdesi i kaloi në mani, u bë aq strikte sa edhe jetesa nuk ishte më e shëndetshme.

Sekreti i ekulibrit të saj në jetë është fokusi në gjërat e rëndësishme, duke u përqendruar tek pikat më të rëndësishme. Më tej Mio e pyetur për pamjen e saj plot vitalitet, shprehet se ka zgjedhur të mos bëjë ndërhyrje në formë rebelizmi, ndaj kësaj pseudobote që po jetojmë, ndaj këtij brezi që merakoset se si duket edhe pse e ka shpirtin copë se mund të jetë bullizuar nga shokët e klasës.

Lidhur me stilin e saj të të veshurit, Mio i referohet natyrës së emisionit, duke thënë se ai program ka këshilla për shëndetin dhe i duhet t’i përmbahet formatit. Gjatë bisedës, Mio tregon për menunë e ushqimit, duke sqaruar se në pjatën e saj nuk mungojnë të gjithë përbërësit që nga proteinat e deri tek karbohidratet, e veçon preferencën e saj të pashmangshme për lëngjet e frutave dhe çajërat bashkë me rekordin që mban në rrethin shoqëror për numrin më të madh të hapave në ditë. Doreada Mio prej më shumë se një dekade moderon emisonin “Klinika24” duke u ardhur në ndihmë problemeve me shëndetin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: