TIRANE- Kryeprokurori Adriatik Llalla ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e 4 prokurorëve në një ditë të vetme, me pretendimin ‘për arsye personale’.

Sipas Llallës po shqyrtohet mundësia për rifreskim të stafit, ndërsa si pasojë e këtyre ndryshimeve tha ai- ka nevojë që të reflektohen përmirësime në rezultate.

Nga ana tjetër kryeprokurori tha se disa prokurorë kanë vite në nivel drejtuesi, ndërsa paralajmëroi se riformatimi do të prekë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

DORËHEQJA E 4 PROKURORËVE
Katër drejtues të Prokurorive në rrethe i dorëzuan tre ditë më parë kërkesën për dorëheqje Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Mësohet se katër prokurorët e dorëhequr janë ai i Lezhës, Përparim Vukaj; Përmetit, Silvana Pani; Tropojës, Artan Shtrungza dhe Dibrës, Esmeralda Cami.

Zyrtarisht thuhet se dorëheqja është bërë për arsye personale, por jo zyrtarisht thuhet se dorëheqja iu është kërkuar nga drejtues të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: