TIRANE

Blendi Gonxhe është emëruar Drejtori i ri i Patentave pas dorëheqjes së Arben Isarajit pak kohë më parë. Mësohet se Gonxhe ka qenë më herët Drejtori i Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Kujtojmë se Arben Isaraj dha dorëheqjen nga posti në datën 22 tetor pas arrestimi të vëllait të tij për trafik narkotikësh.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar Ministrit për Energjinë dhe Infrastrukturën, Isaraj kërkoi që të largohet nga detyra e tij për të mos ndikuar në procesin gjyqësor të vëllait.

Kujtojmë se vëllai i drejtorit të Patentave, Altin Isaraj, u la në masën arrest me burg nga Gjykata pasi akuzohet si pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua edhe një armë tip pistoletë të cilën e posedonte pa leje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb