Për analistin Mentor Nazarko dorëheqja e Lulzim Bashës ishte një hap emancipues pasi ishte i detyruar të hidhte këtë hap.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Nazarko e shikon të pamundur bashkimin e PD në një të vetme dhe se ish-kryeministri Berisha nuk duket se do të tërhiqet pas si Basha.
Po ashtu Nazarko e shikon si një test zgjedhjen e ri të presidentit të vendit pasi palët duhet të negociojnë.

“Është një hap emancipues,i detyruar për shkak se Basha nuk ka mundur të funksionojë si kryetar partie, nuk ka mundur të sigurojë një grup mbështetësish besnikë të tij. Të gjithë mbështetësit që pati në Kuvend, kthyen pllakën, e braktisën dhe Basha bëri një veprim i cili e nderon atë dhe e lë topin te grupi tjetër, tek Berisha.

E ardhmja e PD? A do të bashkohet?

Në gjendjen aktuale bashkimi i PD është i vështirë pasi nuk shoh një plan, nuk ka një planifikim të lëvizjeve çfarë do të ndodhë, as autoritete përbashkuese mbi palët. Skenarët janë të shumtë, shumica janë të frikshëm. Berisha nuk duket si dikush që do të tërhiqet. E shikoj një situatë të vështirë, skenar thuajse të pamundur bashkimin e dy pjesëve. Në politikë jo gjithmonë bashkimi I dy pjesëve sjell unitet të një të tëre Nuk po shikoj askënd që të afirmohet me program. Berisha dhe mbështetësit e tij e konsiderojnë Non gratën të rëndësishme, por ajo është ndarëse dhe këtë ndodhin teksa zhvillohet protesta me figura me legjitimitet moral që nuk kanë pranuar që kauzën e tyre ta kalërojë asnjë prej udhëheqësve të opozitës.
Ky nuk është me doemos një zhvillim dramatik, sepse PD është e vetmja parti anti komuniste e Lindjes që ka mbijetuar. Edhe mund të zhduket,opozita nuk vdes; rikrijohet. Jemi në një fazë të re të jetës politike ku figura që nuk kanë karrierë politike mund të bëhen udhëheqës të opozitës.

Rrezikon PD të ndahet në tre pjesë dhe a ka ndikim në të ardhmen e PD vendimi i gjykatës?

Rreziku i ndarjes së PD është real. Brenda PD -duke e konsideruar atë si një unitet-ekzistojnë tre grupime. Nuk shikoj asnjë figurë që t’i bashkojë ata. Vendimi i gjykatës e komplikon situatën dhe e fokuson situatën në marrjen e logos dhe selisë.
Ka edhe zhvillime të tjera që do të përcaktojnë fatin e PD, gara për presidentin. Ky është një test edhe për vetë Ramën i cili do të humbë një pjesë të argumenteve të tij përçarëse. Basha ia hoqi ato.

Rama duhet të tregojë sens bashkëpunimi. Me kë? Rama do ta ketë imponim edhe nga ndërkombëtarët që vendin e Presidentit t’ia japë opozitës. Por nuk dihet me kë do të negociojë.

Analiza në PD

Problemi nuk qëndron te analiza, por tek rikonfirmim i i vendimeve që parashikojnë përjashtimin e Berishës, dekomunistizimin. Kështu që a bën analizë ose jo, PD zyrtare do të duhet që të merret me këto akte. Negociatat për bashkim nuk besoj se do të kenë sukses. Raporti me SHBA është një vijë sjelljeje themelore për një parti të djathtë. Në kushtet kur imponimet amerikane nuk kapërcehen dot e nuk respektohen e shikoj të vështirë bashkimin. Berisha për t’u mbrojtur nga SHBA do të donte të kishte një parti politike dhe ata që janë kundërshtarë të tij nuk do ia japin këtë luks atij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: