• SHBA-Një mik të mirë e ka cilësuar presidenti Barack Obama Sekretarin e Mbrojtjes Chuck Hagel i cili dha dorëheqjen. Në një deklaratë për median Obama vlerësoi rolin e Hegel dhe e cilësoi atë të devotshëm për njerëzit me uniformë. “Hagel ka qenë një sekretar shembull i mbrojtjes. Falë tij, jemi angazhuar në misione të shumta. Chuck Hagel ka qenë dhe është një i mik i mirë i imi. Ai është i devotshëm për njerëzit tanë me uniforme. Hagel ka rritur lidershipin e SHBA në botë. Trupat tanë po luftojnë kundër ISIS në Irak e Siri dhe po ofrojnë mbështetje kundër Ebolës në Afrikë. Hagel ka bërë reforma për ta bërë ushtrinë më të forte. Dua të falënderoj të gjithë ekipin e Petagonit”- u shpreh Obama.
    Ndërsa Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel theksoi se për të ka qenë një privilegj për të shërbyer në detyrën që mbante. “Dua t’ju tregoj sa mirënjohës jam ndaj jush zoti president”- u shpreh Hagel.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: