POGRADEC- Luan Maxhari është zgjedhur kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Pogradecit, pas dorëheqjes së Artan Shkëmbit. Maxhari ka qenë nënprefekt i Korçës dhe njëherësh edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Pogradecit.
Mësohet se Luan Maxhari ka marrë 21 vota nga maxhoranca në Këshillin Bashkiak dhe do të mbajë postin e të parit të qytetit të Pogradecit, deri në zgjedhjet e 21 qershorit.
Pak ditë më parë kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi dha dorëheqjen nga posti, për t’i hapur rrugën një kandidati tjetër për këtë detyrë. Në një deklaratë të bërë në selinë e Partisë Socialiste, Shkëmbi tha: “Jo vetëm s’kemi lindur për t’u plakur në karriget ku na kanë ulur të tjerët, por kemi detyrimin t’ia kthejmë familjes sonë politike investimin e bërë për ne, me gatishmërinë për të vazhduar t’i shërbejmë qoftë edhe si komisionerë të thjeshtë në zgjedhje”, – deklaroi Shkëmbi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: