TIRANË

Në fjalën e tij në kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përshëndeti dorëheqjen e sotme të Presidentit të Kosovës Hashim Thaci, duke e konsideruar atë një akt prej shtetari.

Balla tha se Kosova sot po vendos një standar të lartë në marrëdhënie me drejtësinë ndërkombëtare.

“Ne si Kuvend duhet të shprehim solidaritet me këtë akt prej shtetari për t’u vënë në dispozicion të gjykatës, pa imunitetin e presidentit po duke theksuar me zë të lartë e krenari se lufta për clirimin e Kosovës nga genocidi serb është e pastër e drejtë e mbetet clirimtare, dua të nënvizoj që historia në asnjë vend nuk do shkruhet me aktakuza e vendime gjykate. I them sot të gjithë bashkëatdhetarëve se Kosova sot nuk është në ditë të vështirë, përkundrazi është Serbia.

Kosova po vendos një standard të lartë në marrëdhënie me drejtësinë ndërkombëtare. Askush nuk mund të bëjnë aspak pis luftë clirimtare të Kosovës. jam i bindur se ata burra e gra që kanë kontribuar në clirimin e Kosovës do dalin ballë lart në fund të këtij procesi. Besojmë se drejtësia ndërkombëtare do bëjë punën e vet shpejt është koha për transparencë përfundimtare pas 20 vjetësh. Shqiptarët në Ballkan janë popull që gjithmonë kanë lutuar për clirim e jo për pushtim, janë mbrotjur e nuk kanë pushtuar. I uroj të përballen më dinjitet.” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb