Pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga detyra e presidentit pas komunikimit të aktakuzës nga Gjykata e Hagës, vjen një reagim nga homologu shqiptar, Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në Facebook, Meta theksoi se vlerëson aktin e Thaçit për dorëheqjen. Mes të tjerash kreu i shtetit shqiptar tha se beson në pafajësinë e tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

REGIMI I METËS
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.
Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.
Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar. ??❤️??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: