I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar se është e domosdoshme që të nisin bisedimet mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe BE-së.

Lajçak ka folur edhe për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, për të cilën tha së dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev është një sinjal i qartë se rajoni nuk ka më kohë për të pritur dhe se BE duhet të veprojë.

“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer detyrën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon. Për mua është sinjal i qartë se rajoni nuk ka kohë për ta në pritur dhe është koha që Bashkimi Evropian të veprojë për shkak se do të humbin më shumë partnerë evropianë”, ka thënë ai.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb