KOSOVE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët për vitin e ardhshëm, derisa vitin 2019 e ka konsideruar jo të lehtë.

Ai ka përmendur dorëheqjen nga pozita e kryeministrit në muajin korrik, pas ftesës që i është bërë për intervistim nga Gjykata Speciale, dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 6 tetor.

“Edhe dorëheqja edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovën, test për demokracinë, test për të gjithë ne, por i kaluam me sukses”, është shprehur Haradinaj.

Teksa ka përmendur ato që i ka konsideruar suksese përgjatë udhëheqësisë së tij në sektorin e sigurisë, gjyqësorit, rendit dhe ligjit, Haradinaj në fund ka falënderuar të gjithë personat që kalojnë ndërrimin e moteve në ambiente të punës.

“Ju uroj një vit më të lumtur por gjithashtu i falënderoj edhe ata që janë në punë sot, jo vetëm mjekët, zjarrfikësit, jo vetëm gazetarët, por të gjithë ata që na mundësojmë të kalojmë një ndërrim të moteve më të mirë”, ka thënë mes tjerash ai./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb