FIER

Deputeti demokrat Luan Baçi reagoi lidhur me vendimin e kryetarit Lulzim Basha për emërimin e Agron Kapllanaj në krye të PD-së së Fierit, post që vazhdonte ta ushtronte Luan Baci. Baçi mblodhi kryesinë e PD-së së Fierit, ku bëri të ditur se nuk ka asnjë vendim zyrtar për shkarkimin e tij.

“Jam i mendimit që duhet të qarkullojnë drejtuesit, por të bëhet në mënyrën e duhur. Qëllimi është që PD të jetë e bashkuar. Nuk bëhet fjalë për emra të përveçëm, por për Partine Demokratike.”- deklaroi Luan Baçi.

Gjithashtu ai theksoi se sot demokratët janë në një pozitë të vështirë, pasi lideri historik Berisha është në takime me shume mbështetës, ndërsa Lulzim Basha përballë tij në një pozicion tjetër. Nga ana tjeter PD sqaroi se Luan Baci nuk është shkarkuar por ai ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD, dega fier si pasojë e procesit te kandidimit për zgjedhjet e 25 prillit. Deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja në PD, me vendim të kryedemokratit Basha, kryetar i emëruar i degës së PD Fier do të jetë Agron Kapllanaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb