SHKODRA

Trajneri maqedonas Mirsad Jonuz ka shpjeguar se nuk u largua prej Vllaznisë së Shkodrës prej vonesave në pagesën e tij por prej lotjarëve.

Jonuz thotë se nuk e kishte problem pagesën e tij por lojtarët shkodranë ankoheshinë çdo ditë për çdo gjë, për paratë, dritat dhe të gjitha.

Po ashtu ai shton se ia ka bërë të qartë klubit se nuk mund të vazhdohej kështu ndërkohë që lojtarët ishin për grevë.

 

”Kjo është një situatë e rëndë për mua, nuk ka lidhje me pagesën time. Por lojtaret ankohen çdo ditë, jo paratë, jo dritat jo kjo jo ajo. Nuk mund të vazhdohej më, u bë stresuese për mua. Tashmë çdo gjë ka përfunduar. I thashë klubit qartazi, nuk mund të vazhdohet. Grevë, grevë prej tyre. Dua ti falenderoj tifozët për mbështetjen, lojtarët do të doja t’i falenderoja. Ky është vendimi im.”- tha Jonuz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb