TIRANË

Deputeti Kujtim Gjuzi, në fjalën e mbajtur në parlament, deklaroi se presidenti Meta, ndër të tjera, ka futur hundët në zgjedhje.

Gjuzi i bëri thirrje Metës që të japë dorëheqjen, sepse kështu do të nderonte veten.

“Më mirë vonë se kurrë, thonë shkodranët. Meta u bë deputet, kryeministër dhe president, ka marrë postet më të larta të shtetit shqiptar. Disa herë i është kërkuar Metës që të tërhiqet.

Pse fut hundët në zgjedhje, pse bën ndasi, pse mbështetet vetëm bashkëshorten tuaj dhe partinë që ajo drejton. E ke bërë borxh shkarkimin. Dorëheqja të rikthen në qytetërim. Mirëpo, ke bërë nder në demokraci, sepse nuk e ke lënë Berishën të drejtojë për 12 vjet. Ti do ikësh përmes Gjykatës Kushtetuese dhe jo me votën e parlamentit”, deklaroi Gjuzi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb