Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për pozicionin e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit në krye të PD.

Fuga thotë se me Bashën ka miqësi dhe një simpati personale, teksa shton se e ka vlerësuar si politikan dhe madje kur vë bast që një njeri bëhet atëhere nuk kthehet mbrapsht.

Sipas tij, Basha tashmë pas zgjedhjeve duhet të bëjë dy lëvizje të forta, analizë dhe ndarje përgjegjësish si nga Kryesia e PD dhe vetë ai, si dhe një reforma e fuqishme demokratizuese në program e status brenda PD.

Për më tepër Fuga thotë se në rast se ai do të ishte në vendin e Bashës, si përgjigje të ftesës së Ramës do i kërkonte kryeministrit hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në shtator.

 

 

‘’Nuk janë zgjedhje të lira sepse nuk lejohen aleancat sipas modelit që ishte. Është tërhequr, dhe vjen një moment që elektorati siç unë e ndjej në rrjete sociale, më fal që ta them se në rrjete sociale qarkullojnë qindra mijë vetë. Ka një lloj si të thuash pasiguri.

Këtu jam pak subjektiv dhe në një lloj konflikti interesi, pasi kam dhe parapëlqimet e mia personale. Kam njëlloj simpatie personale për Bashën, një miqësi me Bashën, e vlerësoj si politikan, gjithmonë kam ushqyer shpresa, dhe kam zakon të keq që kur vë bast për një njeri që ky bën e kam zor të kthehem mbrapsht. Kjo është e meta ime, e karakterit tim.

Zoti Basha ka marrë përsipër të luajë rolin e drejtuesit të asaj partie. Nuk jam dakord që pas faktit i vihet në ngarkim Bashës pse dole nga parlamenti, pse nuk hyrën ë zgjedhjet e 2019. Këto janë arsyetime post-faktit. Ai mendonte se duke u radikalizuar do dilte nga kuvendi, kuvendi nuk do funksiononte më, do të ndërhynin faktorët e jashtëm dhe Rama do të detyrohej të shkonte në zgjedhje. Kjo është llogaria, në politikë nuk është si në matematikë.

Ashtu u mendua, ishte lëvizje e fortë por nuk solli asgjë, e dëmtoi PD, e dëmtoi demokracinë në Shqipëri. Kjo mund të sillte gjëra shumë të favorshme e pozitive, nuk jam dakord me kritikat.

Por mendoj një gjë që Basha mos mbajë përgjegjësinë e 4 humbjeve, faktit që programi i PD, mënyra e zgjedhjes së kandidatëve, shoqërisë civile, përballimi i elementëve të fushatës janë në përgjegjësinë e tij. Nuk mundet të thotë që të gjithë përgjegjësinë e kemi të shpërndarë. Jo, e ka ai. Do e ndihmonte shumë po të thoshte që po unë, jo vetëm unë, nuk mund të them që sot ka një lider të gatshëm mos ketë në kurrizin e vet gabime politike. Nuk është se ka shpëtimtar të virgjër brenda PD. E patë, unë s’kam bërë asnjë gabim dhe unë do marr PD.

Unë po e ndjek, Basha duhet të marrë ose do të merrte, ose besoj se do të marrë dy veprime shumë të forta, përndryshe shkon drejt një rruge pa krye edhe për PD dhe për opozitën. E para është që e gjithë Kryesia e PD dhe vetë ai duhet të dalin para partisë, instancave drejtuese, duke analizuar  kushtet, rrethanat, përgjegjësitë individuale. Në fund të fundit, analiza në parti është çështje besimi.

Të ndërmarrë një reformë shumë të fuqishme reformuese dhe demokratizuese në program, në statut, PD s’mund të jetë simetrike e patrisë në pushtet. Ky është momenti historik nëse do të jetë lider, pastaj në fund jan zgjedhësit që do të vlerësojnë perspektivat, individët, avantazhet e disavantazhet. Nëse PD i jep votëbesimin të qëndrojë kryetar, nëse jo të vazhdojë në rrugën e vet.

Kemi klasën më të vjetër në Europë, hiq Mbretëreshën e Anglisë. Nuk është kështu politika, ka ndryshuar. Politikanët qëndrojnë një dekadë, ikin. Ata më të suksesshëm qëndrojnë. Basha kërkon rrotacion e ndryshim, këtë duhet ta bëjë. Dhe këto veprime t’ia linte në dorë një Komisioni të Përkohshëm. Unë po të isha, si është e mundur kryeministri thotë më thuaj çfarë do të të shtrij dorën. Atëhere do i kërkoja të hapim fushatën për zgjedhjet lokale në shtator. Dhe unë do i dilja partisë për t’u mobilizuar dhe për të parë çfarë do të bëjmë.’’- tha Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb