KOSOVA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në mbrëmje do t’i drejtohet qytetarëve të vendit të tij pas aktakuzave nga Tribunali i Hagës.

Thaçi pasi u publikua aktakuza nuk ka komentuar teksa mësohet se fundjavën e kaloi në Tiranë siç dhe njoftoi vetë pasi mbërriti në Rinas.

Por ajo çfarë pritet të mësohen është se a do të japë dorëheqjen tashmë Hashim Thaçi siç bëri Ramush Haradinaj një vit më parë kur la postin e kryeministrit për t’u përballur me aktakuzat.

Thaçi dhe kreu i PDK, Veseli bashkë me 8 persona të tjerë akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila ngriti një padi më parë për krime lufte të këtyre personave, ish- anëtarë të UÇK-së gjatë luftës me Serbinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb