“Unë nuk shoh vullnet për të bërë zgjedhje të mira dhe të ndershme”, kështu u shpreh Arben Ristani në emisionin ‘Frontline’ në News24.

Gjatë bisedës në studio  me gazetaren Marsela Karapanço, Ristani theksoi se PD tashmë është e riformatuar.

“PD është e rifomatuar, sa të aftë dhe të mirë do të jemi kjo mbetet për tu parë”, tha ai.

Pjesë nga biseda në studio:

Dorëheqjet kryeministrore?

Ristani: Një betejë e madhe është shfaqur edhe në SHBA, që reflekton edhe në Europë dhe shpresoj që konservatorët nacionalistë ashtu si edhe ne po orientohemi do të jenë e ardhmja e politikës.

Protestat mund të sjellin zgjedhje të parakoshme?

Ristani:  Protestat nuk kanë një shkak të vetëm është një revoltë kundër qeverisë dhe dalja atje ishte edhe për PD dhe zotin Berisha. Berisha konfirmimin e tij e ka marrë me 11 dhjetor kur thirri kuvendin e jashtëzakonshëm të PD. Gjithë ky presion që ka qeveria sigurisht që mund të gjejë gjyqtarë të tjerë të papërgjegjshëm, dhe të ndikuar nga presioni qeveritar sepse ato janë bandë dhe banda i bën të gjitha…Shqiptarët kanë problem jo vetëm me drejtësinë. Opozita janë njerëzit që janë të bindur për të qenë në kundërshtim me atë që po ndodh me qeverinë”, ka thënë me tej Ristani, ndërsa shtoi: “Nuk mundet që ish sekretari i përgjithshëm të emërojë kryetarin e PD . Unë jam i bindur që kjo çështje nuk zgjidhet në gjykatë, opozita nuk është një vulë apo ndërtese dhe mendjet dhe qytetarët.”

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: