SHKUP- Pas dorëheqjes së ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe shefit të shërbimit sekret të këtij vendi, Sasho Mijallkov, mësohet se fshihet Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Kjo pasi ata kanë pasur një takim në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Në këtë takim, Jankullovskës dhe Mijallkovit u janë dhënë regjistrime (incizime) nga kontaktet telefonike midis përfaqësuesve të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundëzbulimit (DSK) me grupin e armatosur, konkretisht me personin e quajtur komandant NATO dhe njerëzit e tij.

Siç thuhet më tej, aty u është dëshmuar përfshirja e DSK-së, e cila ka biseduar me grupin e armatosur në Kumanovë.

“Shqiptarë të punësuar në DSK kanë kontaktuar përmes telefonit me grupin e armatosur, duke thënë se ata kanë kontaktuar me urdhër direkt të shefit të DSK-së, i cili ka pyetur se çfarë kompensimi kërkojnë që të tërhiqen. Praktikisht MPB ka hyrë në bisedime me ta”,- thotë agjencia maqedonase e lajmeve Libertas.

Paralelisht me këtë, edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në marrëveshje me partnerët e koalicionit ka kërkuar ndihmë nga OSBE për të tërhequr tre persona të afërt me të që ishin pjesë e grupit, që më pas të negocion me ta.

“Gjatë takimit të sotëm në ambasadën amerikanë, edhe Ahmetit iu bë e ditur se komuniteti ndërkombëtar përmes këtyre incizimeve e ka të qartë edhe përfshirjen e Qeverisë në ngjarjet në Kumanovë dhe se aksionin e përgjakshëm MPB-ja e filloi kur e në terren kishin humbur jetën disa pjesëtarë të forcave policore”,- bën të ditur burimi.

“Dorëheqjet që ndodhen janë logjike pas takimeve mes ambasadorëve dhe zyrtarëve”, ka thënë burimi diplomatik, duke mos e bërë të qartë nëse edhe kryeministri Nikolla Gruevski së shpejti do të japë dorëheqje, edhe pse sipas burimit, ka pasur informatat për kontaktet e kushëririt të tij me grupin kriminal.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: